Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan se fundmi punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq, nje rruge e cila ka vite qe nuk po perfundon.
Ne fakt punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës. Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.
Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.
“Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1671212243039676?__xts__[0]=68.ARB_J7iKOAx0GHkEOOiH7lcKLEuiLVrzt1UpKNmUlqvuCFY72P_1C_1cOwkCwUCYr5DoeS1iF1ZyPvntJitW3zvYweZhQA-aaAq62eaqugysZOteieiSFYsuUOv3tqnnXkm1cmUA8KKypaCJlGk2OrI0QQVMIkEPL_FE_82jkiqZ8D5dgNAbyQqnFqLa529MyAY80peatoL53NVjF1Dm8nrcJ7GP3sjFQG2i4Wo9v3hagpnsJHyT2HJBq1KfZT_hKWQza9efy9xEKCamEYMf3jdbT9stgtuRAPRIJKU81wCBuH_XKtIrG3JO8TezQrCyDwhIbFVTJHlKs9YsdhAjKoCe2w&__tn__=-R
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












