COVID-19/Ish-deputeti vë përballë Ramën me qeveritë e Europës: I vetmi lajm është...

COVID-19/Ish-deputeti vë përballë Ramën me qeveritë e Europës: I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?!

54
0
Shares

Ish-deputeti Gent Strazimiri ben nje krahasim lidhur me ate qe Evropa dhe shtetet e saj po perpiqen te bejne pas nje beteje disa mujore me koronavirusin dhe me ate qe Shqiperia aktualisht po tenton te beje pas goditjes nga koronavirusi.

Ish-deputeti i liston dhe ben krahasimet, duke nxjerre dukshem dallimet ne perballimin e situates, ndersa ironikisht thote se lajmi me i rendesishem i yni eshte qe kryeminsitri eshte me pushime.

Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se:

* me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë…
* sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë…
* mbulimi i shpenzimeve fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%…
* cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën, dhe me ç’shumë do kontribuojë BE për të arritur maksimumin…
Qeveritë e kryeministrat janë në kulmin e punës!!!

Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerzillikut!! Në Shqipëri ku rastet janë 5 fishuar, vdekjet janë jashtë kontrollit, bizneset falimentojnë çdo ditë:

* asnjë shkurtim shpenzimesh për PPP dhe koncesione…
* koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt…
* asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën…

I vetmi lajm është se kryeministri është me pushime?! I vetmi shqetësim është se pse këtë radhë ka veshur brekë,-shkruan ish-deputeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY