Këto ushqime pastrojnë enët e gjakut, duhet të jenë në dietën tuaj

Këto ushqime pastrojnë enët e gjakut, duhet të jenë në dietën tuaj

119
0
Shares

Jane disa ushqime dhe perberes qe ndihmojne ne pastrimin e eneve te gjakut. Ato rekomandohen te jene pjese e dietes ushqimore te gjithkujt.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibër, vitamina dhe minerale.Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut.Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin e keq me nga 11 deri në 22%. Avokado gjendet në treg gjatë gjithë vitit.

Brokoli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut.Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Brokoli gjendet në treg nga muaji tetor deri në muajin mars – prill.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq. Agrumet gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët

Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%.Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut. Mollët gjenden në treg gjatë vitit.

Spinaqi

Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut. Spinaqi gjendet në treg nga periudha janar – maj dhe shtator-dhjetor.

Peshku

Salmoni, peshku ton, skumbria dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

Arrorët

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht mirëbërës për zemrën. Ato janë të pasur me fibër, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

Shalqini

Amino acidet tek shalqini zhbllokojnë enët e gjakut dhe ulin tensionin e gjakut.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY