Flet mjeku nga Italia: A mund te shpetohej skulptori me plazmen hiperimune

Flet mjeku nga Italia: A mund te shpetohej skulptori me plazmen hiperimune

342
0
Shares

Mjeku shqiptar në Itali, Shpëtim Baçi, I cili punon në Spitalin e Parmës, ka shpjeguar në nje interviste ne Syri tv, si funksionon plazma hiperimune dhe perdorimi i saj ne rastin e skulptorit, Arben Bajo, i cili humbi jetën nje nate me pare.

“Plazma hiperimune merret nga njerëz të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antikorpe në trupin e tyre në mënyrë të tillë që më pas t’u dhurohet të sëmurëve me sëmundje me koronavirus.

Por duhet të dimë diçka, që jo të gjithë kanë antikorpe për të dhuruar.

Pra para se të dhurohet plazma duhet të bëhet testimi kush i ka këto antikorpe.

Dhe minimalisht duhet 14 ditë që të mos ketë shenja të infeksionit.

Çdo pacient që ka kaluar koronavirusin mund të dhurojë deri në 600 miligramë, ose dy herë në muaj, 1200 miligramë.

Plazma në vetvete përmban imunoglobinë që ndihmon për të kuruar sëmundjen.

Por edhe kjo është një strategjii, por nuk shërben te  të gjithë.

Në rastin e skulptorit, duhet ta vlerësojnë mjekët e Spitalit Infektiv nëse duhej dhënë apo jo plazma immune.

Por në Itali me plazmoimunen ka patur shumë sukses.’

Më tej mjeku Baçi ka shpjeguar se në cilën fazë të sëmundjes mund të përdoret plazma imune.

‘Plazma imune mund të pëdoret në fazën e fillimit të sëmundjes, kur mushkëria nuk është dëmtuar. Por kur i sëmuri është në gjendje të rëndë, i duhet dhënë një shans.

Kjo plazmë nuk ka kosto. Ka më shumë kosto ilaçet se sa plazma.

Por duhet parë gjithmonë sasia e antikorpeve të atij që e dhuron.

Sa më të larta antikorpet, aq më mirë për të sëmurin. Pra jo të gjithë që e kanë kaluar, kanë sasinë e duhur të antikorpeve.

Edhe në Shqipëri duhet që dalëngadalë të fillojë kjo strategji kurimi.

U bëj thirrje shqiptarëve, të dhurojne gjak kush nuk ka semundje shoqeruese”, ka perfunduar shpjegimin mjeku Baci. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY