Theren babe e bir ne Fushe Kruje, policia kap autorin pas nje...

Theren babe e bir ne Fushe Kruje, policia kap autorin pas nje ore

398
0
Shares

Policia e Krujes arrestoi sonte nje person i cili plagosi me thike kete mbremje dy persona, babe e bir.

Ngjarja e rende zuri fill rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë. Pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vetem nje ore me pas policia bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua, njoftoi policia. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY