5 arrestime ne Tirane, ja pse u prangosen

5 arrestime ne Tirane, ja pse u prangosen

102
0
Shares

Policia ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas  për vepra të ndryshme penale.

U bë ndalimi për shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik.

U vu në pranga shtetasi E. K.,(L) 28 vjeç, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nderkohe u be arrestimi në flagrancë për veprën penale ” “Vjedhje te energjise elektrike apo impulsive telefonike ” të shtetasit E.M., 35 vjeç, pasi nga punonjësit e OSHEE, gjatë kontrollit të ushtuar në subjektin në përdorim nga ky shtetas kanë konstatuar se matësi i energjisë elektrike, ishte i dëmtuar dhe nuk bëntë matjen e energjisë elektrike të harxhuar nga ky subjekt.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 23 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua nga sherbimet e Policisë jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K., 47 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY