Arrestohen 2 vëllezërit adoleshentë dhe një i mitur, autorë të disa vjedhjeve...

Arrestohen 2 vëllezërit adoleshentë dhe një i mitur, autorë të disa vjedhjeve në Tiranë

55
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër adoleshentë dhe një të mitur, të tre banues në Kombinat.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur dy biçikleta, njërën në rrugën “Hoxha Tasim” dhe tjetrën në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Ndërsa, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zona të njohura të kryeqytetit.

“Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të biçikletave të ndodhura më parë në zonën e 15-katshit , “21 dhjetorit” dhe pranë Zogut të Zi”,-njofton policia.

Sakaq, atyre iu sekuestruan dy biçikletat e rrëmbyera dhe mjetet që përdornin për të kryer vjedhjet.

/DRONI. al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY