Facebook i fut nje ‘kopje’ Tik Tok-ut, tani nje Reels

Facebook i fut nje ‘kopje’ Tik Tok-ut, tani nje Reels

78
0
Shares

Ndërsa e ardhmja e TikTok-ut shumë të përqafuar nga të rinjtë mbetet e pasigurt në SHBA, Instagram si duket po përpiqet të “joshë” krijuesit duke sjellë “Reels”.

Instagram Reels është lançuar tashmë në 50 vende të botës përfshirë këtu edhe SHBA-të.

I ngjashëm me TikTok, Reels u krijon mundësi përdorueseve që të krijojnë video të shkurta me muzikë në sfond të cilat mund të ndahen me miqtë dhe ndjekësit.

Kjo është mundësia e radhës e Instagram për të fituar për shumë përdorues, rritur sasinë e kohës që njerëzit shpenzojnë në aplikacion si dhe për ta vendosur veten si një platformë video-argëtuese.

Kujtojmë këtu se aktualisht kompania amerikane, Microsoft është duke negociuar për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mund ta ndalojë TikTok në SHBA duke argumentuar se po përdoret nga Kina për spiunazh.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY