Babai i 4 femijeve, u mbyt ndersa po shpetonte nje adoleshent ne...

Babai i 4 femijeve, u mbyt ndersa po shpetonte nje adoleshent ne Bune

181
0
Shares

Dy persona u mbyten sot ne lumin Buna ne Shkoder nderkohe qe njeri orej tyre u fut ne lume pasi degjoi thirrjet per ndihme.

”Një 39 vjeçar, baba i katër fëmijëve po kthehej me motorr nga qyteti ku kishte blerë disa ushqime për familjen dhe dhurata për fëmijët e tij të vegjël për Bajram.

Duke kaluar afër lumit të Bunës dëgjon një grua që bërtiste me ngashërim dhe kërkonte ndihmë se po i mbytej i biri.

Pa e menduar gjatë, lë motorrin e tij në rrugë dhe vrapon drejt lumit për ti ardhur në ndihmë djalit të panjohur të gruas së panjohur.

Por, nuk qe e thënë… ujrat e rrëmbyeshme që kishin përpirë 14 vjeçarin, shkëputën edhe babain e ri nga katër fëmijët e tij të mitur.

Ai quhej Dhurim dhe me sakrificën e tij sublime për ti shpëtuar jetën një fëmije që nuk e njihte, na dha të gjithëve një mësim, pikërisht në ditët e “Bajramit të Sakrificës”“, ka dhene detajet te reja gazetari nga Shkodra  Artan Hoxha.

Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujrat e Bunës. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY