U emërua një vit më parë, jep dorëheqjen zv/ministrja e Drejtësisë

U emërua një vit më parë, jep dorëheqjen zv/ministrja e Drejtësisë

132
0
Shares

Zëvendës Ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i saj në këtë Ministri.

Lajmin e ka njoftuar vetë Caka ndërsa shprehet se arsyet e dorëheqjes janë tërësisht vetjake dhe nuk kanë lidhje me detyrën dhe aktivitetin e saj.

Fjoralba Caka është emëruar në postin e zëvendësministres së Drejtësisë 1 vit më parë. Emërimi i saj u bë me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe me anë të një VKM-je.

Caka zëvendësoi në këtë post, Teuta Vodën,  e cila dha dorëheqjen pas kërkesës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për largimin e saj nga kjo detyrë.

Ministria e drejtësisë muajt e fundit është përfshirë në një seri debatesh pas kallëzimit penal të presidentit Ilir Meta në SPAK, të ministres Etilda Gjonaj dhe dy zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY