Të shtënat me armë drejt biznesit në Tiranë, policia prangos policin privat

Të shtënat me armë drejt biznesit në Tiranë, policia prangos policin privat

63
0
Shares

Policia ka vënë në pranga një person për të shtënat me armë tek një biznes pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.Një ditë më parë u qëllua me armë drejt një biznesi elektroshtëpiakesh tek Kthesa e Kamzës, ndërsa sot policia arreston policin privat që ruante biznesin.

Sipas policisë, 66 vjeçari ka parë dy persona të paidentifikuar me motor që kanë ndaluar përpara biznesit dhe kanë qëlluar me armë, por nuk ka lajmëruar as në Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe eproret e tij.

Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY