EMRI/Tentoi të vrasë 4 persona në 2015, arrestohet korçari i rrezikshëm

Ndaje

Policia e Korçës ka finalizuar sot operacionin “Kulla e Hirit” gjatë të cilit është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vite burg për tentativën e vrasjes së katër personave.

• Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas”,-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje