Kush janë 4 personat që përballen me OFL, mes tyre një grua

Kush janë 4 personat që përballen me OFL, mes tyre një grua

99
0
Shares

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë  katër personave të dënuar për kultivim të lëndëve narkotik dhe vjedhje me dhunë.

Burimet bëjnë me dije se formulari për vetëdeklarimin e pasurisë u shkon, Erdi Oshafi, Gentian Elmazi, Selfo Skënduli dhe shtetasit me iniciale GJ.E.

Erdi Oshafi, ,banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

Gentian Elmazi, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Selfo Skënduli, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjylystane Elmazi, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY