“Tirana”-Kampion, feste ne kryeqytet deri pas mesnate

“Tirana”-Kampion, feste ne kryeqytet deri pas mesnate

273
0
Shares

“Tirana” eshte shpallur zyrtarisht kampione e kategorise superiore per sezonin 2019-2020.

Ky eshte titulli i 25-të në histori për bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo, të cilët kanë marrë një “dhuratë” nga Vllaznia, 2 javë nga fundi i kampionatit, duke siguruar matematikisht trofeun që kishin 11 vite që e prisnin.

Festa në kryeqytet, është e ligjshme. Sapo është dëgjuar vërshëllima finale në sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit, që u mbyll 1-0 dhe i dha matematikisht titullin Tiranës, festa bardheblu ka nisur.

Në shtëpinë e trajnerit Egbo, festa ka qenë me trajnerin dhe partneren e tij, që me brohoritma “Tirana, Tirana” dhe duke kërcuar me njëri-tjetrin, kanë festuar. Nuk mungoi as falënderimi për Zotin.

Ndërsa në rrugët e kryeqytetit, shumë makina me flamuj bardheblu kanë pushtuar rrugët, si dhe fishekzjarrët në qiell nuk munguan. Zhurmë, festë, ekzaltim, e gjitha bardheblu.

Festa ka vijuar edhe disa ore pas mesit te nates ne kryeqytet kryesisht me makina dhe ne rruge pasi ne sheshe, policia ka ndaluar grumbullimet./DRONI.al/

Tirana5

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY