Diber, 19 procedime penale per prerjen e pyjeve dhe reren e Drinit

Diber, 19 procedime penale per prerjen e pyjeve dhe reren e Drinit

65
0
Shares

“Në 3 javët e para të muajit Korrik, janë goditur nga Policia, 8 raste të ndërtimeve të paligjshme, 7 raste të prerjes së pyjeve, dhe 3 rast të gerryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi”, njofton policia e Dibres.

Procedohen penalisht 19 shtetas, mes tyre edhe një administrator subjekti

Sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që i transportonin.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

E. M., I. H., A. K., L. D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :
R. B., A. H., G.D., banues në Mat, B. L., S. B., R.D., L. L., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasin F. M., banues në Dibër, administrator i një subjekti, pasi kishte faturuar shtetasin R. D., për të transportuar lëndë drusore pa dokumentacion të rregullt tatimor.

Kontrollet kanë vijuar edhe për gjatë shtratit të lumit Drin i Zi, ku janë konstatuar dhe proceduar penalisht shtetasit : I. E., Sh. K., N.K., banues në Dibër, pasi me mjetet e tyre eskavator gërryenin në shtratin e lumit, dhe me një mjet kamion e transportonin.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim i tokës”./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY