KORONAVIRUS/ Raportohet numri rekord i infektimeve te reja

KORONAVIRUS/ Raportohet numri rekord i infektimeve te reja

26
0
Shares

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit në të gjithë botën është regjistruar numri më i lartë i rasteve të reja me koronavirus. Janë 259 848 personat e rinj të diagnostikuar me Covid-19, shifër që e çon numrin total të rasteve të konfirmuara në 13,8 milionë.  Shifra ditore e raportuar është dukshëm më e lartë se ajo e të premtes, ku u regjistruan 237 743 raste të reja.

Në 24 orët e fundit, në të gjithë botën u raportuan gjithashtu 7360 viktima si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 593 087 numrin e jetëve që koronavirusi ka marrë që prej fillimit të pandemisë.

Mes shteteve me numrin më të lartë të rasteve ditore të raportuara është India me 39000 dhe Brazili me 28532.a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY