Tropoje, qellohet me arme zjarri, plagoset polici ne Bujan

Tropoje, qellohet me arme zjarri, plagoset polici ne Bujan

340
0
Shares

Një person u plagos me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Tropojë në fshatin Bujan. Ngjarja ndodhi pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi  R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, thuhet ne njoftimin e policise se ketij qyteti.

Ngjarja nuk ka lidhje me pozicionin e punës së policit ndersa policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detajet e policise:

Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi  R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY