Mbyll punimet Komisioni per hetimin e Metes, me 18 korrik relacioni per...

Mbyll punimet Komisioni per hetimin e Metes, me 18 korrik relacioni per fatin e Presidentit

42
0
Shares

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, mbylli sot hetimet ndersa janë vendosur edhe dy relatorë që do të raportojnë lidhur me gjetjet nga hetimet. Deputetet Klotilda Bushka dhe Halit Valteri më 17 korrik duhet të kenë gati raportin i cili më pas do të diskutohet në mbledhjen e datës 20 korrik. Puna e Komisionit Hetimor për Metën do te perfundoje me 30 korrik.

“Këtij komisioni i mbaron afati më 30 korrik. Por raporti për seancën plenare duhet të jetë gati më 18 korrik. Duhet një produkt nga ky komision dhe nuk e paragjykoj se si do jetë.” tha Ulsi  Manja.

Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas opinioni te tyre Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparent. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY