Shuhet ‘mjeshtri’ i analizave të ADN, profesori dhe anëtari i Akademisë së...

Shuhet ‘mjeshtri’ i analizave të ADN, profesori dhe anëtari i Akademisë së Shkencave

140
0
Shares

Akademia e Shkencave jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” i analizave të ADN.

“Ndarja e Tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencen shqiptare”, thuhet në mesazhin e ASH.

Disa momente kyçe nga jeta e tij:

Grigor Zoraqi ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane ne nje familje me tradita dhe vlera te vecanta kulturore. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si nje nga nxenesit me te shkelqyer qe ka patur historikisht kjo shkolle. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” ne Rome, Itali ne vitet 1979-1985 ku u dallua per rezultatet e larta ne pergatitjen e tij shkencore. Pas kthimit ne Shqiperi punoi si pedagog i Gjenetikes prane Fakultetit te Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranes, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vone Doktor i Shkencave.

Ne fillim te viteve ’90 largohet perseri ne Itali ku punon si kerkues shkencor ne disa institucione te RENDESISHME shkencore si Departamenti i Mjekesise Eksperimentale dhe Patologjise se Pergjithshme te Universitetit “La Sapienza” te Romes, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, ne disa laboratore te Qendres Kombetare te Semundjeve Gjenetike ne Itali etj duke fituar nje pervoje te cmuar ne kerkimin shkencor. Me kthimin ne Shqiperi duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendres se Diagnostikes Molekulare dhe Kerkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbreteresha Geraldine”.

Nderkohe, Grigori ka dhene nje kontribut te shquar edhe si pedagog i jashtem prane Fakultetit te Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY