“Kanë 10 ditë kohë”, Shoqata e Transportit deklaratë: Bashkia tha do na...

“Kanë 10 ditë kohë”, Shoqata e Transportit deklaratë: Bashkia tha do na fali taksën, por na solli zarfin

56
0
Shares

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë në një konferencë për media këtë të enjte, duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të heqë taksën për këtë sektor.

Kreu i kësaj shoqate, Kujtim Mema, tha se sektori i transportit ndërqytetas është më i godituri nga pandemia e koronavirusit.

Teksa deklaroi se nuk do të ketë rritje të biletës, Mema theksoi se Bashkia iu premtoi se do iu falte taksën, por dy ditë më parë iu ka dërguar zarfet, duke iu kërkuar lekët.

Ai shprehet se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ato pas 10 ditësh paralajmërojnë protesta para bashkisë dhe ministrisë.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë.  Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashkia na i solli zarfin. I kërkoj këshilli bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.  Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, siç është informaliteti“, është shprehur ai.

Transporti informal duket se është dhe një ndër problemet me të cilën ndeshen operatorët e transportit ndërqytetas, të cilët kërkojnë nga qeveria që të merren masa për këtë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY