Dy vëllezërit nga Tirana në pranga, policia jep detajet mbi arrestimin e...

Dy vëllezërit nga Tirana në pranga, policia jep detajet mbi arrestimin e tyre

78
0
Shares

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ku policia njofton per arrestimin e 2 personave.

Burimet zyrtare bejne me dije se ata shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa dhe te arrestuar jane 2 vëllezër.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, cannabis sativa dhe një peshore elektronike. Nga operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike”,-njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY