Basha me Dhomën Gjermane të Tregtisë: 5 shtyllat e planit që nxjerrin vendin nga kriza

Ndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë, të cilët i njohu edhe programin ekonomik qeverisës të PD.

Zoti Basha vlerësoi kontributin shumëvjeçar të Dhomës Gjermane të Tregtisë, veçanërisht për rekomandimet që ka dhënë, së fundmi, për situatën ekonomike të krijuar në vend si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Kryetari i opozitës adresoi problematikat e shumta që janë konstatuar në këtë periudhë të krizës shëndetësore, pasi, qeveria në vend që të investohej për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët në krizë, u investua krejtësisht në tendera, koncesione dhe PPP.

“2.2 miliardë euro janë kontratat për PPP-të, ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë është paguar për ekonominë, biznesin dhe shtresat në nevojë 22 herë më pak, vetëm 100 milionë euro”, – nënvizoi Basha. Mungesa totale e strategjisë dhe masave, nga ana e qeverise, ka sjellë jo vetëm rëndim të situatës së pandemisë, por edhe thellim të krizës ekonomike “- theksoi Basha.

Përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë e njohën kryetarin Basha me disa nga rekomandimet e tyre publike si masa për të përballuar situatën e krijuar në ekonomi nga pasojat e pandemisë së COVID-19, si dhe ngritën shqetësimet e investitorëve të huaj në vend, veçanërisht atyre gjermanë.

Një nga shqetësimet kryesore të investitorëve është klima dhe siguria e biznesit, çështje që është përcaktuese në stepjen e investimeve të huaja në vendin tonë. Ky problem u ngrit gjatë bisedës me zotin Basha nga ana e përfaqësuesve të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, të cilët thanë se klima e biznesit dhe mungesa e konkurrueshmërisë janë disa nga barrierat kryesore të thithjes së investimeve në Shqipëri.

Përfaqësuesit e DIHA ngritën edhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me fuqinë punëtore, pasi largimi në masë i të rinjve ka ndikuar shumë në rënien e fuqisë punëtore.

Duke iu përgjigjur interesit të investitorëve gjermanë, zoti Basha u prezantoi përfaqësuesve të Dhomës Gjermane të Tregtisë shtyllat e programit ekonomik të qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike:

1. Klimë pozitive, hapje, konkurrencë dhe luftë monopoleve. Transparencë totale e çdo akti qeveritar, që nga prokurimet publike.

2. Karantinim të inspektoriateve deri në hartimin e një kuadri ligjor europian për inspektoratet. Kjo i jep fund klimës së terrorit. Moratorium 1-vjeçar për inspektoratet.

3. Reduktimi i lejeve, liçencave dhe shumë procedurave të tepërta.

4. Taksë e sheshtë 9 përqind. Sigurimet shoqërore 18 përqind dhe eliminim të rritjes së taksës së qarkullimit të vendosur 24 lekë/litër nga qeveria Rama.

5. Vetëm 1 taksë biznesit të vogël, 0.5 përqind të xhiros.

Zoti Basha njohu përfaqësuesit e investitorëve gjermanë me planin e tij dhe të PD për injektimin në ekonomi të parave të taksave të shqiptarëve dhe jo siç bën qeveria e sotme, që i përdor për makijazh dhe PPP.

“Ndryshe nga vendet rajonit, qeveria Rama paratë e taksapaguesve shqiptarë i ka shpërdoruar me rilindjen urbane, 800 milion euro, dhe 2.2 miliard për koncesione e PPP. Ne do t’i kthejmë këto para në ekonomi, infrastrukturë dhe stimuj për të thithur investimet e huaja strategjike”, – deklaroi Basha.

Qeverisja e ardhshme do të marrë vendimet e duhura që potenciali që ka Shqipëria të kthehet në zhvillim ekonomik, punësim dhe thithje të investitorëve të huaj – theksoi kreu i opozitës. /DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje