Arrestohen 2 persona në Tiranë, dalin detajet mbi veprat penale

Arrestohen 2 persona në Tiranë, dalin detajet mbi veprat penale

29
0
Shares

Policia ka vene në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga policia u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 43 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mesohet se ky arrestim ndodhi pasi në rrugën “Llambi Bonata”, Kombinat, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit A. D. iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon. Në momentin e kapjes në flagrancë këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh”,-sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY