Rama ne Prishtine me 1 korrik per nje takim me lidershipin e...

Rama ne Prishtine me 1 korrik per nje takim me lidershipin e Kosoves?

61
0
Shares

Kryeministri Rama ka kërkuar një takim me të gjithë liderët politikë të Prishtinës pas anulimit te takimit ne Uashington per shkak te publikimit te akuzave te Prokurorit Special ndaj Presidentit Thaci dhe kreut te PDK, Veseli.

Takimi është planifikuar për në 1 korrik dhe pritet të mbahet në Prishtinë, transmeton syri tv pavaresisht se nuk citon ndonje burim zyrtar apo te besueshem.

Sipas ketij tv, personat e thirrur ne takim jane si me poshte.

Hashim Thaçi
Kadri Veseli
Ramush Haradinaj
Fatmir Limaj
Isa Mustafa
Albin Kurti
Abdulla Hoti
Vjosa Osmani

Njoftimi i Prokurorit te Specializuar:

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e të tjerë, të cilët akuzohen për një sërë krimesh.

Ndaj tyre është ngriturakuza për krime kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.

Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaèit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY