Pritja e gjatë për skuadrën e famshme angleze, 30 vite për të...

Pritja e gjatë për skuadrën e famshme angleze, 30 vite për të marrë titullin kampion

42
0
Shares

Rezultati pozitiv i Chelsea kundër Manchester City, ka bërë që Liverpool edhe matematikisht të jenë skuadra kampione në Premierligë.

Ky titull është i pari pas 30 viteve pritje, dhe i pari në versionin e Premierligës. Kurse, në total, në historinë e futbollit anglez, Liverpool tani numëron titullin e 19-të të kampionit.

Shumë kohë e gjatë për një festë të jashtëzakonshme të skuadrës së “Reds” të drejtuar nga trajneri Jurgen Klopp.

Me 86 pikë pas 31 xhirove, Liverpool numëron tashmë 23 pikë më shumë sesa Manchester City që është në pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur.

‘Reds’ së fundmi kanë fituar edhe Ligën e Kampionëve, por ky titull i Premierligës ka vlerën më të madhe për tifozët.

Gjatë këtyre 30 viteve, Liverpool ka aktivizuar 239 futbollistë, ku lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me “Reds” është Jamie Carragher, 508 ndeshje dhe pas tij vjen Steven Gerrard. Kapiteni aktual i Liverpool është Jordan Hendreson, me 266 ndeshje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY