Ridvan Bode i del në krah Ramës për punë ‘leka-sh’

Ridvan Bode i del në krah Ramës për punë ‘leka-sh’

1500
0
Shares

Ish-ministri i Financave dhe anëtari i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë Ridvan Bode është ndër të paktët eskpertë të financave që mbështesin marrjen e kredisë prej 650 milionë eurosh nga qeveria.

Sipas tij, borxhi publik është instrumenti më i përshtatshëm për të përballuar krizën.

”Instrumenti i zgjedhur për mua është i përshtatshëm. Jo sepse ka kosto më të ulët por sepse është më i sigurt, është më afatgjatë, dhe jep një kontribut në ekonominë shqiptare sepse fut para të freskët në një periudhë që ka nevojë.

Deficiti buxhetor do jetë më i madhi historik që ka pasur ndonjëherë vendi dhe ka nevojë të financohet. Sigurisht që borxhet janë kosto shtesë. Nuk shlyhet vetëm borxhi por edhe interesat.

Kjo e bën borxhin më të kushtueshëm në krahasim me instrumentet e tjerë, por kur ekonomia kërkon të stimulohet, apo në rastin tonë edhe të fatkeqësisë natyrore, rritja e deficitit dhe borxhit publik bëhet e pashmangshme.

Sot e gjithë bota i është drejtuar rritjes së deficitit dhe borxhit publik si instrumente për të zhbllokuar ekonominë si pasojë e pandemisë dhe karantinës”, tha Bode gjatë një interviste për Ora neës.

Bode tha se borxhi në perspektivë është i keq por është i domosdoshëm për të mos bllokuar ekonominë apo mirëqënien.

Ridvan Bode ka qënë ministër I Financave në dy qeveritë e PD në vitet 2005-2013, ndërkohë që mbante edhe postin nr2 në Partinë Demokratike.

Në mënyrë të papritur ai u propozua dhe më pas u zgjodh në Bordin e Bankës Kombëtare. Ky është rasti I dytë kur ai I del në krah Kryeministrit Rama për punë ‘leka-sh’. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY