Cfare e mban peng rrugen Kardhiq-Delvine

Cfare e mban peng rrugen Kardhiq-Delvine

164
0
Shares

Në shtator të viti të kaluar, tenderi në ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq Delvinë me nje fond prej 23 mln euro u bë shkak për një përplasje insitucionele, cka solli dhe dorehëqjen e drejtoreshes së rrugëve Sonila Qato. Por sot 9 muaj pas pezullimit të procedurës së tenderit, situata është në vend numëro. Komisioni i Prokurimit Publik vijon ende të mos japë një vendim final për këtë procedurë, konstatohet ne emisionin e-zone te Rajmonda Lajthise ne vizion plus.

“Ne sot jemi peng i komisionit të prokurimit publik, I cili ende nuk është shprehur përfundimisht për këtë tender. Komisoni thotë se do të japë një vendim final kur të perfundojnë hetimet e nisura nga prokuroria. Unë do të apeloja që ky komision të merrte sa më shpjet në vend për fituesin e kësaj procedure që ne të vijojmë më punimet” deklaroi drejtori I rrugëve Ergys Verdho, në emisionin E-zonë, në Vizion Plus.

Në fakt tenderi për këtë lot të rrugës, u zhvillua me një procedurë te mbushur me pikëpyetje për ligjshmërinë, procedurë e cila përfundoi në gjykatë. Kompania “Gjoka Konstruksion” e s’kualifikuar nga gara, kallëzoi penalisht drejtoren e autoritetit rrugor në atë kohë, Sonila Qato, për shpërdorim detyre, pabarazi në tender dhe korrupsion pasiv.

Kjo pasi kompania thotë se kishte ofruar ofertën më të ulët, ndërsa autoriteti rrugor shpalli fitues një tjetër kompani, me vlerën më të lartë. Cështja u ankimua në komisionin e prokurimit publik i cili rrëzoi vendimin e autoriteit rrugorë, por ky I fundit refuzoi të zbatojë vendimin e KPP.

Kjo përplasje institucionale mbart mbi vete koston e shtyrjes së punimeve pa afat, të një segmenti rrugor, i cili ka një vlerë strategjike për shkurtimin e distancës mes Tiranës e Sarandës. Në këto kushte, ministria e Infrastrukturës anulloi fondin për këtë projekt për vitin 2019.vizionplus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY