Shtohen kontrollet pas rritjes së rasteve, rregulla dhe këshilla që duhet të...

Shtohen kontrollet pas rritjes së rasteve, rregulla dhe këshilla që duhet të mbahen parasysh

47
0
Shares

Gjatë paradites së sotme, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues Ferdinand Mara, së bashku me drejtues të tjerë të Policisë, ka inspektuar në terren zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimit, Drejtor Mara ka apeluar për qytetarët, për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me COVID-19.

KESHILLA DHE RREGULLA

🔴Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive.

🔴Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoni shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

🔴 Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur COVID-19.

🔴 Cilido që është i infektuar me COVID-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin, pasi Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/1151409741901731/?t=1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY