Shfryhet shifra e eurove te sekuestruara ne Portin e Durresit, policia nxjerr...

Shfryhet shifra e eurove te sekuestruara ne Portin e Durresit, policia nxjerr shifren e saj

187
0
Shares

Eshte shfryre shifra e eurove qe u kapen sot ne Portin e Durresit. Policia raportoi sot ne mbremje se u napen gjithsej 498.850 euro. Nderkohe qe burime te pakonfirmuara folen per nje shifer deri ne 2 milione euro.

Momenti i zbulimit te eurove te padeklaruara ne Portin e Durresit

Publiée par DRONI.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve sur Samedi 13 juin 2020

Ne nje njoftim te policise se Durresit thuhet se në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip “Renault”, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara.

“Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit rezultoi se në to kishte 498.850 euro”, thuhet ne njoftimin e policise se Durresit. /DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY