Hajdari nuk do te votoje marreveshjen qe e firmosi per Reformen Zgjedhore

Hajdari nuk do te votoje marreveshjen qe e firmosi per Reformen Zgjedhore

199
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari tha sot se nuk do te votoje marreveshjen e reformes zgjedhore edhe pse e ka firmosur ate ne rezidencen e ambasadores amerikane ne Tirane.

E pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi se çfarë do të thotë për integritetin tuaj si politikane që nënshkruani një marrëveshje dhe thoni unë nuk e votoj këtë që nënshkrova, Rudina Hajdari u përgjigj.

“Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit. Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër.” – tha Rudina Hajdari.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike që nuk pranoi të digjte mandatin, Rudina Hajdari konfirmon se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndonëse nuk ka zbuluar nëse do të rikthehet te PD-ja, do të krijojë një forcë të re politike apo do t’i bashkohet “Bindjes”, siç flitet herë pas here, deputetja që insiston për listat e hapura, thotë se e sheh veten në zgjedhje duke kandiduar.

Lutfi Dervishi: Ku e shihni veten në fushatën e ardhshme?

Rudina Hajdari: Në zgjedhje, duke kandiduar, më beso që në momentin që do të bëhet ajo listë, me njerëz të aftë dhe që e duan këtë vend. Çdo njeri që do kem rreth vetes time nuk do të jetë një njeri që do ndihmojë Rudinën në karrierë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY