Tabaku pershendet Meten per ligjin e jahteve

Tabaku pershendet Meten per ligjin e jahteve

49
0
Shares

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshendetur vendimin e Presidentit, per krhimin e ligjit per jahtet pasi favorizonte oligarkët e qeverisë.

“Në emër të PD, përshëndes vendimin e Presidentit Meta për të kthyer ligjin që i heq TVSH-në blerjes së jahteve. Ky ligj është në vetvete i palogjikshëm dhe kriminal në një vend ku një pjesë e biznesit të vogël paguan TVSH-në ndërsa oligarkët dhe pazari i tyre jo. Por, ky projektligj bëhet edhe më i paturpshëm në kushtet e një krize të thellë që ka kapur jetën e çdo shqiptari”, tha Tabaku.

Kur bizneset mbyllen masivisht, kur papunësia rritet, kur konsumi ulet, investimet e të ardhurat bien e çdo taksë rritet qeveria përsëri mendon të favorizojë klientet e saj, shprehet ish deputetja.

Tabaku shpjegoi se ky ligj u votua në Parlamentin kukull, disa ditë pasi qeveria i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në edhe kur ishin te mbyllura. Një ligj që është dëshmi e radhës që mazhoranca nuk e ka mendjen tek qytetarët e vendit por tek një pakicë të cilën e furnizon me lehtësira fiskale si kjo që Presidenti Meta e rrëzoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY