Debati i ashper i Rames me Bushatin

Debati i ashper i Rames me Bushatin

149
0
Shares

“Je nje komunist qe nuk ke lidhje as me komunistet. E majta jote ka marre fund me kohe. Ti kujton se i majte eshte ai qe lufton biznesin!”

Ky ishte sulmi qe beri sonte Kryeministri Rama ndaj gazetarit Andi Bushati pasi ky i fundit e akuzoi Ramen per platforme te perbashket me oligarket sonte ne emisionin Open te Eni Vasilit.

Bushati i tha Rames se dukej shume keq sonte gjate bisedes dhe te kane shkruar se dukesh keq, prandaj je nervoz.

Pjese nga debati:

Rama: Jeni shpifës. Ky është fakt.

Bushati: Edhe unë i them vjedhësit, hajdut.

Rama: Ja kjo është një shpifje tjetër. Ju shpifi gjithë ditën, por në sys ma thua dot.

Bushati: As ju nuk më thoni shpifës.

Rama: Ju them që çke me të.

Bushati: Edhe unë them, vrasës, kriminel, vjedhës.

Rama: Që ti je shpifës kjo dihet botërisht.

Bushati: E humbe qetësinë. Nuk të funksionojnë receptorët.

Rama: Je shpifës që nuk vë gjoba dhe kjo dihet botërisht.

Bushati: Fundi i diktatorëve është që skanë argumeta dhe e kthejnë në personale. Kështu e kishin fundin Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Rama: Është një krahasim i pavend. Ti nuk e kupton të majtën time. Je një komunist i mbaruar që ske lidhje me komunistat. Ke mllef.

Bushati: Për ato që u vjen fundi kam mëshirë. Di që e majta nuk punon për 10 banditë.

Rama: Fjalën banditë mbaje për vete. Nuk ju fyeva.

Bushati: Po më quajt shpifës, apo shpifës është lavdërim. Duket që e humbët. Ju erdhi ndonjë mesazh që tregon se dolët keq sonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY