Basha: Do te fitojme zgjedhjet, fokusi yne ringritja ekonomike

Basha: Do te fitojme zgjedhjet, fokusi yne ringritja ekonomike

57
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot pas mbledhjes se kryesise se opozita do të fitoje zgjedhjet nderkohe qe ringritja ekonomike do te jete fokusi kryesor.

“Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike, ta konsultojmë atë kudo nëpër Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të kemi në fokusin tonë ringritjen ekonomike dhe ndërtimin e një ekonomie të fortë për shqiptarët që të prodhojë mirëqenie dhe vende pune.

Ky do të jetë përqendrimi i të gjithë energjive tona, ne nuk do të humbasim asnjë sekondë me gropat dhe kurthet e një qeverie të dështuar në largim, por do të përqendrojmë të gjithë energjinë tonë, të Partisë Demokratike, të aleatëve tanë, të Opozitës së Bashkuar, tek fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike duke ofruar planin tonë, masat tona shqiptarëve dhe duke ndërtuar bashkë me shqiptarët rrugën e daljes nga kjo krizë, për t’ua kthyer ekonominë dhe Shqipërinë, shqiptarëve”, tha Basha pas mbledhjes se kryesise se PD.

Kryesia ka marre edhe vendime te thera por Basha zgjodhi te publikoje mesazhin ne kete kohe krize te thelle ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY