Arta Dade: Nje vend qe aspiron per ne BE, ka ende nevoje...

Arta Dade: Nje vend qe aspiron per ne BE, ka ende nevoje per ambasadoret

122
0
Shares

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së Arta Dade u shpreh se është e çuditshme që një vend i cili aspiron për BE, ka nevojë për presion nga ambasadorët.

Arta Dade: Rezidenca e ambasadave janë toka të tyret, e vendeve që përfaqësojnë, dhe që një vend që aspiron të hapi negociata, të ketë nevojë që t’i ushtrojnë ambasadorë të fuqishëm, si ai i SHBA, BE dhe MB.

Është për të ardhur keq që nuk arrihet një kompromis në vendin e vet.

Dikur drejtuese e larte e PS, Arta Dade foli edhe për ardhjen në pushtet të Ramës me Erion Veliajn dhe lëvizjen Mjaft që zëvendësoi të “vjetrit” në PS.

Arta Dade: Më lejoni tu them që nga një miku i Ramës, mbasi krijoi këtë grupimin e Mjaftit me vajza të reja, që tashme janë në krye të punëve të pushtetit. Dikush i tha se ti do të bëhesh kryeministër, pro nuk mund të bëhesh me këto çupëlina, duhet të marrësh PS-në. 

Ai ishte kaq largpamës, sa më vonë krijuan G99 dhe ajo kontrollohej nga Rama. G99 në të gjitha sfidat nuk ka marrë as 0.1%. dhe më vonë u transplantuan të gjithë nën ombrellën e Rilindjes në PS. 

Duhej bërë vendi për këta dhe u larguan të gjithë ata që do t’i quaja si miqtë e mia, të cilat së bashku i dhamë Shqipërisë mjaft gjëra pozitive. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY