Atentati ne Lac, autorin e derguan si polic ne shtepi, familjaret e...

Atentati ne Lac, autorin e derguan si polic ne shtepi, familjaret e cuan ne spital

359
0
Shares

Kane qenë katër autore të maskuar dhe të veshur si policë mbrëmjen e së shtunës në atentatin ne Kurbin, ku Paulin Gjergji alias Markaj dhe Bujar Hasani alias Lika, u ekzekutuan me 5 plumba, shkruan shqiptarja.com

Ka dyshime të forta se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin.

Nga atentati mbeti i plagosur njëri nga autorët, pasi Bujar Lika reagoi duke u kundërpërgjigjur me zjarr.

I plagosur nga tre të shtënat e Likës mbeti Kreshnik Tusha. Tre të tjerët që ishin në skuadër nuk e braktisën, por e morën në makinë me shpejtësi duke e dërguar në shtëpi. Pasi ka hequr rrobat e policisë që kishte veshur dhe maskën ai është dërguar nga familja në spitalin e Kurbinit duke pohuar se është vetëplagosur aksidentalisht, por pretendimi nuk është marrë për bazë nga organet, theskohet nga shqiptarja.com.

Kreshnik Tusha eshte nje i papunë nga Laçi, të merret në pyetje dhe t’i caktohet masa e sigurisë nga gjykata e Kurbinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY