Pesticide dhe duhan kontrabande, dy arrestime ne Korce

Pesticide dhe duhan kontrabande, dy arrestime ne Korce

100
0
Shares

Arrestohen në flagrancë 2 persona dhe procedohet penalisht 1 tjetër pasi kryen tregti te paligjshme, pesticidesh dhe duhani.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Plasë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit A. Xh., gjetën një sasi pesticidesh me etiketa në gjuhë të huaja, të dyshuar kontrabandë, sasi të cilën 34-vjeçari ia kishte marrë shtetasit A. B. Gjithashtu në banesën e shtetasit A.Xh., iu gjet një tjetër sasi e konsiderueshme pesticidesh e dyshuar kontrabandë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, njofton policia.

Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, si edhe më pas në banesë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me paketa cigaresh të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë, thekson policia e Korces.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY