Neritan Alicaj tregon momentin e shembjes: Isha ne tarracen e teatrit

Neritan Alicaj tregon momentin e shembjes: Isha ne tarracen e teatrit

56
0
Shares

Aktori Neritan Liçaj ka rrëfyer në “Byro Politike” momentet e ndërhyrjes së policisë për të shembur Teatrin Kombëtar, orët e para të 17 majit.

Liçaj thotë se në ato momente ka qenë tek skena e teatrit për t’u çlodhur, ndërsa pas nisjes së aksionit të policisë është ngjitur në tarracë.

“Isha ne skenë duke u çlodhur, dhe kisha menduar që do hipja në çati. Hipa atje dhe pashë që ishin shumë forca, në një moment kur u fola nga tarraca u thashë çfarë po bëni, unë nuk jam Rambo”, u shpreh ai.

Aktori thotë se ai personalisht nuk është dhunuar, por policia ka tejkaluar kompetencat.

“Nuk di të gënjej, më kanë trajtuar pas gjithë asaj, nuk i ofendova. Por që ka pasur tejkalim të kompetencave të policisë dhe këtë ma konfirmojnë, kur Berti më thotë më kanë vënë pistoletën në kokë unë e besoj se ai nuk gënjen.

Nuk ishte e nevojshme gjithë ajo ngritje. Kanë abuzuar shumë. Ne këtë do e kërkojmë edhe nëpërmjet rrugëve ligjore. Ne do përpiqemi ta pengojmë zhvillimin e projektit të ri nëpërmjet institucioneve. Të veprojë drejtësia për një kauzë kaq të pastër. Masakra ligjore që është bërë është prezente. Duhet të na japin të drejtën”, u shpreh aktori.

I pyetur nga Juli Xhokaxhi për përçarjen e artistëve mes tyre, Liçaj tha: “Unë nuk kam sulmuar askënd. Por pushteti i ka të gjithë përbërësit në dorë për të futur përçarje. Në korrik të 2018 ku ne u sulmuam me kartona, dhe kryetari i bashkisë e ktheu në një tallave rozë. Ne kishim një mal shumë të madh përballë”.abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY