Gazetari Mustafa Nano, centralisti i policise per te pilotuar ‘fake news’

Gazetari Mustafa Nano, centralisti i policise per te pilotuar ‘fake news’

139
0
Shares

Gazetari Mustafa Nano u vu ne nje rol te veshtire sonte duke sjelle nje video te policise ku shihet nje protestues qe perplaset me policet. Nano ishte i ftuar ne emisionin Open te moderatores Eni Vasili.

Video ishte per te neutralizuar dhunen shtazarake qe kreu policia mengjesin e shembjes se Teatrit dhe me vone pasditen e po asaj dite.

Por fill me pas Nano nuk eshte mjaftuar me videon por ka marre nje mesazh nga nje zyrtar i larte i policise, sikurse tha Nano. Mesazhi thoshte se nuk ka pasur asnje person brenda Teatrit kur ka filluar shembja   dhe se para shembjes eshte bere kontroll per eksploziv. Ne vijim mesazhi thoshte se nuk ka pasur police me arme.

Por ne vetem pak sekonda mesazhi u pergenjeshtrua plotesisht me foto qe u sollen aty, ku dukeshin policet me arme speciale. Thuhet se kane qene trupat e OFL dhe RENEA.

Emisoni i Vasilit eshte perdore edhe here tjeter per mesazhe te karakterit te “medias speciale”. Po sonte e kishin ndryshuar centralistin, nga Eni te Mustafai.

Avokati i njohur, Adriatik Lapaj pergenjeshtroi centralistin.

‘Ju them unë diçka: Robert Budinës i është vënët automatiku në kokë. I është vënë automatiku në lule të ballit.

Për këtë mund të pyesni Budinën që t’jua vërtetojë’- tha Lapaj.

Ndersa Ergys Mertiri tha se ndersa po shembej teatri kane qene brenda Neritan Licaj dhe disa te tjere. Licaj po therriste ka te tjere! Te dalim se po na bie siper!

Nje video qe shkoi ne redaksi dhe ku kishte pamje te artisteve ne teater kur ai nisi te shembej, nuk u transmetua nga regjia e emisionit ‘Open’, megjithese moderatorja e kerkoi disa here. Nese e jep ne vijim do te njoftojme. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY