Avokati Lapaj zbulon skandalin e ekspertizës së Teatrit nga Bashkia

Avokati Lapaj zbulon skandalin e ekspertizës së Teatrit nga Bashkia

391
0
Shares

Avokati Adriatik Lapaj zbuloi sonte për publikun një skandal tjetër që lidhet me Teatrin, falsifikimi i ekspertizës.

Ndërsa po debatonin në emisionin Open të Eni Vasilit, Lapaj tha se është normale që të bëhej një eskpertizë nga bashkia kur ajo mori në pronësi Teatrin.

“Ekspertiza ka 5 ekspertë të cilët kanë firmosur. Dy prej tyre kanë marrë pjesë në ekspertizën e vitit 2018. Tre prej tyre as kanë ardhur në Teatër dy vitet e fundit, as nuk dinë cfarë ka atje dhe kanë firmosur pa njohur cfarë po firmosin, pa inspektuar asnjëherë. Në thelb ata kanë falsifikuar ekspertizën”, tha Lapaj.

Më herët Lapaj rrëzoi një mesazh të sajuar nga policia në mes të emisionit duke sjellë prova se policia përdori edhe armët kur shembi teatrin dhe se teatri filloi të shembej nga bashkia ndërkohë që kishte njerëz brenda duke konsumuar veprën penale të tentativës për vrasje. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY