Kim Mehmeti: Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!

Kim Mehmeti: Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!

56
0
Shares

Shkrimtati Kim Mehmeti ka bere nje percaktim te kthjellet ne lidhje me konfliktin per Teatrin. “Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!”, thote Mehmeti.

Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij, thote shkrimtari me i mire i Maqedonise.

“Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare”, thote Mehmeti.

Ne vijim ai thote se “Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!”.

(Kim Mehmeti)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY