Rrezet e diellit ndihmojne vrasjen e virusit ne cdo siperfaqe, efekti...

Rrezet e diellit ndihmojne vrasjen e virusit ne cdo siperfaqe, efekti eshte provuar

89
0
Shares

Një pranverë me diell mund të shpjegojë pjesërisht pse rastet e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit, sipas shkencëtarëve.

Disa studime kanë sugjeruar se vitamina D mund t’i mbrojë njerëzit të mos kontraktojnë koronavirusi. Rrezet e diellit janë një nga burrimet më të mira të vitaminës jetike.

Profesori Keith Neal, një epidemiolog në Universitetin e Nottingham, tha që rrezatimi ultravjollcë i diellit shkatërron virusin menjëherë përpara se të udhëtojë nga një person tek tjetri.

Profesor Neal u shpreh për MailOnline se: Drita e diellit përfshirë edhe rrezatimin ultravjollcë dëmton ADN dhe ARN. Viruset e mbetura në sipërfaqe jashtë do të thahen dhe do të dëmtohen nga rrezatimi UV.

Ekzistojnë disa prova që vitamina D zvogëlon rrezikun nga viruset e frymëmarrjes dhe ka prova se mungesa e kësaj vitamine dëmton sistemin imunitar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY