Ish ministri: Qeveria te siguroje rezervat per ushqim, rrezik qe pandemia te...

Ish ministri: Qeveria te siguroje rezervat per ushqim, rrezik qe pandemia te kthehet ne vjeshte

152
0
Shares

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kërkon nga qeveria që të përgatitet për një rikthim të mundshëm të koronavirusit në vjeshtë dhe në dimër te ketij viti.

Gjatë një interviste për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Panariti tha se duhet të sigurohen rezervat bazë ushqimore në rast se paralizohet tregtia ndërkombëtare.

“Mund të kemi një riciklim të një faze të dytë COVID në vjeshtë dhe në dimër dhe kjo do të çojë në një paralizë të tregtisë ndërkombëtare.

Prandaj kërkova që të mbushim rezervat e shtetit me rezerva me miell, me bukën e përditshme, për tu përgatitur për të përballuar një situatë të paparashikueshme”, u shoreh ish ministri.

Disa vende prodhuese te medha te drithrave si Rusia kane kufizuar eksportet nderkohe qe ne Gjermani ra ne sy ne fillim te epidemise belrja masive e grurit dhe miellit nga qytetaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY