Basha takon qytetarët: Bizneset drejt falimentimit, mbi 70% e shqiptarëve pa asnjë...

Basha takon qytetarët: Bizneset drejt falimentimit, mbi 70% e shqiptarëve pa asnjë ndihmë ekonomike

44
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sërish në terren, ndërsa është takuar me disa qytetarë, ku ka folur për situatën ekonomike për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ lideri i opozitës theksoi se faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme.

Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit.Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe show në Facebook.

Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura. Ndërsa vendi zhytet në varfëri Rama vazhdon të mendojë vetëm për karrigen dhe xhepat e tij dhe të 10 oligarkëve, klientë të tij’,-shkruan Basha perkrah fotove.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY