Studimi i ri me 7500 te infektuar: Virusi i ri po pershtatej

Studimi i ri me 7500 te infektuar: Virusi i ri po pershtatej

149
0
Shares

Një studim gjenetik i mostrave nga më shumë se 7.500 njerëz të infektuar sugjeron që virusi u përhap shumë shpejt në të gjithë botën, pasi ai u shfaq në Kinë diku midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Shkencëtarët e Institutit të Gjenetikës në Kolegjin Universitar në Londër kanë thënë se gjetën pothuajse 200 mutacione gjenetike të përsëritura të SARS-CoV-2, të cilat treguan se si virusi po përshtatej në trupin e njeriut ndërkohë që përhapej.

Në një studim të botuar në revistën Infection, Genetics and Evolution, ekipi i studimit i udhëhequr nga Francois Balloux shkroi: Vlerësimet filogjenetike mbështesin tezën që pandemia Covid-2 filloi diku rreth 6 tetorit 2019 deri më 11 dhjetor 2019, që korrespondon me kohën e kalimit të tij tek njerëzit.

Balloux tha se analiza zbuloi gjithashtu se virusi ishte dhe është duke ndryshuar, siç ndodh zakonisht me viruset, dhe se një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit që shkakton Covid-19 u gjet në të gjitha vendet më të goditura. Kjo sugjeron që SARS-CoV-2 po transmetohej gjerësisht në të gjithë botën që nga fillimi i epidemisë, tha ai. / The Guardian – bota.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY