3 kerkesat e opozites per perballimin e krizes nga agrobiznesi

3 kerkesat e opozites per perballimin e krizes nga agrobiznesi

54
0
Shares

Situata e rëndë e pandemisë ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, përfshirë dhe sektorin e agrobiznesit dhe bujqësisë, thote Kryetari i PD Lulzim Basha.

Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj dhe drejtoresha ekzekutive Enisa Shena i paraqitën sot me shifra dhe detaje kryetarit të PD situatën e vështirë të sektorit të zinxhirit ushqimor që, për shkak të pandemisë dhe mungesës së mbështetjes me paketë ndihme të dedikuar këtij sektori, rrezikon kolapsin, shpjegon Basha.

Përfaqësuesit e 37 shoqatave kombëtare dhe rajonale, drejtues të Këshillit të Agrobiznesit, janë të shqetësuar për situatën aktuale pasi prodhuesit nuk arrijnë të shesin prodhimet dhe po konkurrohen nga produktet e importit të cilat vijnë të subvensionuara në vendet e origjinës.

Ekonomia shqiptare është në kolaps,masat e qeverisë janë kaotike dhe ndihma ekonomike që është e pandjeshme për qytetarët dhe biznesin, për bujqësinë nuk ekziston as si premtim.

Kryetari i Opozitës Basha shprehu mbështetjen për kërkesat e drejta të fermerëve dhe sektorit të agrobizmesit dhe së bashku me përfaqësuesit e KASH ndanë si prioritete urgjente për përballimin e krizës disa hapa duke përfshirë

1- Barazimin e TVSH-së për të ndihmuar prodhimin vendas dhe fermerët që kanë pësuar goditje nga pandemia duke ndihmuar të gjithë zinxhirin e prodhimit agro-ushqimor i vendit.
2 – Përfshirjen e institucioneve të mikrokredisë në skemën e garancisë sovrane që qeveria shqiptare ofron për bankat e nivelit të dytë. Sektori i mikrokreditit është jetik për të siguruar likuiditetin në sektorin agrobujqësor. Sot ky likuiditet mungon duke rrezikuar prodhimet së nesërmes.
3 – Qeveria shqiptare nëpërmjet AZHBR-së dhe institucioneve të tjera duhet të rrisë ndjeshëm financimin me grante për të gjithë fermerët shqiptarë të cilët kanë pësuar humbje nga situata e pandemisë së COVID-19.

Sot, shqiptarët po rrënohen ekonomikisht çdo ditë e më shumë. Çdo biznes,përfshirë dhe bujqësinë kane nevojë për ndihmë dhe jo fjalë boshe. Me mënyrën si po e menaxhon kjo qeveria situatën pandemia shëndetësore covid19 do të shndërrohet në pandeminë ekonomike 2020, komenton Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY