Manastirliu jep detaje për rastin tek Neurokirurgjia: Po bëhet hetim epidemiologjik, pacienti...

Manastirliu jep detaje për rastin tek Neurokirurgjia: Po bëhet hetim epidemiologjik, pacienti vuante nga sëmundje tumoriale

185
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar rastin me COVID-19 tek Neurokirurgjia në QSUT duke zbuluar se aty tashmë po zhvillohet një hetim epidemiologjik.

Manastirliu tha se pacienti që u zbulua me COVID-19 vuan nga sëmundje tumorale dhe po merrte shërbimet në QSUT teksa thekson se ai tashmë është shtruar tek COVID-2.

”Rasti i cili është hetuar nga epidemiologët është një qytetar nga Kamza, Paskuqani ekzaktësisht i cili vuan nga sëmundje tumorale dhe ka kryer disa shërbime në spitalin e neurokirurgjisë. Po zhvillohet gjithë hetimi epidemiologjisë në neurokirurgjisë teksa qytetari është i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.”- tha Manastirliu.

Mesohet se iu është marrë tamponi dhe 4 pacientëve që ishin shtruar me pacientin e prekur.

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY