3 zyrtare merren ne pyetje nga SPAK per tenderin sekret

3 zyrtare merren ne pyetje nga SPAK per tenderin sekret

155
0
Shares

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsionit, SPAK ka nisur hetimet per tenderin sekret të Ministrisë së Mbrojtjes duke marrë në pyetje disa zyrtarë.

SPAK ka marre ne pyetje 3 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj.

Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të paraqitet në SPAK dhe të japë dëshminë e tij edhe administratori i kompanisë celulare maqedonase të tenderit 1.5 milionë euro të ushqimeve.

Në 9 Prill, Partia Demokratike dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal në ngarkim edhe të ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka.

PD gjithashtu kallëzoi edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe shoqëritë “EUROVIA” shpk, dhe XPERT SYSTEMS sh.p.k.

Sipas selisë blu, ministrja Xhaçka ka abuzuar me tenderin e ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro, duke favorizuar në garë kompaninë celulare maqedonase e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY