“Grupii i sakatit”, hetime ne kater qytete per rrjetin e vrasesve me...

“Grupii i sakatit”, hetime ne kater qytete per rrjetin e vrasesve me pagese

352
0
Shares
Klevis Alla

Grupi i qitësve, që akuzohet për dy atentatet me 4 viktima është duke u verifikuar me imtësi për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Fier, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, transmeton shqiptarja.com.

Dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë Klevis Alla ii ka hapur punë oficerëve të policisë dhe prokurorisë, pasi prej një jave kanë hapur disa ngjarje të pazbardhura, në katër qarqe. Duke u bazuar edhe në rrëfimin e 22-vjeçarit, është kuptuar se grupi, ku Alla bënte pjesë së bashku me të arrestuarin tjetër Altin Ndoci ishin pjesë e një skuadre qitësish me pagesë, ku herë pas herë kryenin dhe grabitje.

Por ajo që është më e rëndësishme është fakti se policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit, po verifikojnë me imtësi dosjet hetimore të disa atentateve të pazbardhura në zonën e Elbasanit. Bëhet fjalë për tre atentate, ku dyshohet se kanë lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale.

Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”. Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal qëndrojnë pas tre atentateve mafioze në Peqin por dhe armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër.

Të dhënat e grumbulluara nga policia kriminale ngrenë dyshime se një grup djemsh që veprojnë në zonën e Peqinit, janë të dyshuar si autorë të katër ngjarjeve shumë të rënda, të ndodhur në këtë zonë të vogël. Grupi që vepron në këtë zonë dhe që shpesh aktivizon qitësa me pagesë njihet si grupi i “Sakatit”, transmeton shqiptarja.com.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY