VIDEO/Pogradeci zonë e gjelbërt, por qytetarët ‘harrojnë’ koronavirusin dhe dynden rrugëve

VIDEO/Pogradeci zonë e gjelbërt, por qytetarët ‘harrojnë’ koronavirusin dhe dynden rrugëve

104
0
Shares

Lirimi i masave kufizuese duket se e ka rikthyer Pogradecin pothuajse në normalitet. Kryeministri e futi qytetin juglindor në ‘zonën e gjelbert’ dhe deri më tani ky qytet nuk ka raportuar asnje rast me koronavirus per fat të mirë.

Në pamjet që janë dërguar ekskluzivisht në adresë të  DRONI.al, ne konstatojmë se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht lirimit të masave, pa e vrarë mendjen për sigurinë e tyre shendetesore.

Ndonëse kjo justifikohet me faktin se prej javesh kane qene te mbyllur, sërish janë dhe autoritetet të cilat duhet të punojnë fort për të ndergjegjesuar qytetaret me zbatimin e protokollave dhe rregullave shendetesore, te urdhera nje dite me pare nga ministrja e shendetesise, por dhe nga drejtori i policisë Ardi Veliut.

Në pamjet dhe nga burimet për DRONI.al, qytetaret shihen pa maska, pa doreza, duke mos respektuar distancën mes njëri-tjetrit dhe për më tepër nuk jane duke ndjekur keshillen per te mos u shoqeruar me te tjere përkrahë, duke bere grumbuj njerezish ne trotuare dhe jo vetem.

Kryeministri dha urdher qe dhe parqet do te qendronin të mbyllura dhe për 14 ditë të tjera, por ne Pogradec as kjo nuk shihet të zbatohet. Parku nga liqeni eshte i hapur dhe i mbushur me njerez qe po shijojne ecjen dhe pamjen e bukur ne nje dite me diell, sigurisht pa mjete mbrojtese. Ajo që eshte shqetësuese është dhe fakti se ne rruge ka te moshuar, ndersa as vendosja në makinë nuk eshte zbatuar.

Ky shkrim nuk është për të nxjerrë keq qytetaret dhe as per ndonje arsye tjeter, por e vetmja gjë per te cilen shqetesohemi eshte shendeti dhe siguria e cila duhet patjeter te mbizoteroje ne vendet e vetme qe ne kemi fatmiresisht te paprekur nga koronavirusi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY