Gjermania e bën të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik

Gjermania e bën të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik

56
0
Shares

Të gjitha shtetet e Gjermanisë kanë njoftuar planet për t’i bërë maskat të detyrueshme për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Bremen u bë rajoni i fundit federal që mbështeti masat, me senatin e tij të vendosur për të konfirmuar vendimin të Premten.

Përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm në transportin publik në të gjithë Gjermaninë, dhe pothuajse të gjitha shtetet gjithashtu do ta bëjnë mbulimin e fytyrës të detyrueshëm kur behen blerje. Vende të ndryshme kanë lëshuar udhëzime të ndryshme për përdorimin e maskave për fytyrën.

Rregullat e reja pothuajse në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë në fuqi të hënën. Në disa rajone është vendosur gjoba me 25 euro për personat që nuk do të mbajnë maskë, ndërkohë që në rajone të tjera nuk është përcaktuar ndonjë dënim.

Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme lidhur me përdorimin e maskave.

Austria i bëri ato të detyrueshme kur bënte blerje në fillim të këtij muaji, por të Mërkurën Zvicra konfirmoi se nuk do t’i bënte qytetarët e saj të veshin maska pasi liroi kufizimet e saj. Instituti Robert Koch i Gjermanisë (RKI) ka konfirmuar 145.694 raste dhe ka regjistruar gjithsej 4,879 vdekje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY